RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTeknologji

Agjenti i OpenAI hakon rrjetin e qeverisë australiane

agjenti-i-openai-hakon-rrjetin-e-qeverise-australiane

Baza kombëtare e të dhënave të kujdesit shëndetësor në Australi u hakua nga një agjent i OpenAI, duke shënuar rastin e parë të identifikuar të një inteligjence artificiale (IA) që hakeron një rrjet qeveritar, tha të mërkurën kryeministri Anthony Albanese, transmeton Anadolu.

Agjenti i IA-së ishte në gjendje të qasej në “skedarë publikë dhe jopublikë” të bazës statistikore të Medicare në vend dhe të shkruante skedarë në të, u tha Albanese gazetarëve në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, pas një bisede me drejtorin ekzekutiv të OpenAI, Sam Altman.

Zbulimi shënon incidentin e fundit që përfshin agjentë të IA-së që sillen në mënyrë të paparashikueshme dhe ndërmarrin veprime përtej asaj që kishin synuar operatorët e tyre njerëzorë. Incidenti vjen në një kohë kur po shtohen thirrjet nga figura të njohura të industrisë së IA-së, përfshirë Altmanin, për një ritëm më të ngadaltë të zhvillimit të AI-së.

Albanese tha se gjatë një bisede telefonike i përcolli Altmanit “shqetësimin ekstrem” të Australisë. Ai tha se Canberra nuk ishte në dijeni për ndonjë rast të mëparshëm në të cilin një sistem i IA-së kishte depërtuar në një sistem qeveritar.

– Qeveria australiane urdhëron shqyrtim urgjent të rregullave dhe qeverisjes së IA-së
Qeveria australiane ka nisur shqyrtim urgjent të qasjes së saj ndaj IA-së. Në një deklaratë të qeverisë thuhet se shqyrtimi do të vlerësojë nëse ligjet dhe kuadrot aktuale të qeverisjes janë “të përshtatshme për qëllimin” kur bëhet fjalë për përgatitjen dhe reagimin ndaj incidenteve kibernetike që përfshijnë IA-në.

Departamenti i kryeministrit dhe kabinetit do të udhëheqë shqyrtimin, i cili do të shqyrtojë mënyrën se si Australia shkëmben informacion me kompanitë e IA-së dhe vendet e tjera të Komonuelthit. Qeveria tha se gjetjet do të kontribuojnë në përpjekjet e saj më të gjera për të zhvilluar një kuadër efektiv për qeverisjen e IA-së.

Related posts

Nga një bankë në Gjermani u vodhën 20 kilogramë ar

Muhamet Ramadani

Rreth 200 mijë persona që ishin nën kujdesin shtetëror në Zelandë të re u abuzuan, sipas hetimit

Muhamet Ramadani

Lituanezët zgjedhin presidentin e ri midis shqetësimeve për Rusinë dhe luftën në Ukrainë

Muhamet Ramadani