RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vriten dy ushtarë izraelitë pasi një dron izraelit shpërtheu në një incident në veri të Gazës

vriten-dy-ushtare-izraelite-pasi-nje-dron-izraelit-shpertheu-ne-nje-incident-ne-veri-te-gazes

Dy ushtarë izraelitë u vranë kur një dron i ushtrisë izraelite shpërtheu në veri të Rripit të Gazës në një incident të “zjarrit miqësor”, njoftoi sot ushtria, transmeton Anadolu.

Ushtria tha në një deklaratë se dy ushtarët u vranë në një incident në veri të Gazës të enjten ndërsa mediat izraelite raportuan se një dron i ushtrisë u rrëzua brenda një pozicioni ushtarak dhe shpërtheu kur ushtarët iu afruan.

E përditshmja izraelite “Maariv” i identifikoi ushtarët si rreshterin rezervist Ofek Malam, 23 vjeç, dhe rreshterin rezervist Nadav Keili, 24 vjeç.

Ushtarët nga Brigada e 16-të po përdornin një dron në veri të Gazës kur ai u rrëzua brenda një pozicioni ushtarak izraelit për arsye që mbeten të paqarta, raportoi gazeta. “Droni shpërtheu kur dy ushtarët iu afruan për ta kontrolluar”, thuhet në raport duke shtuar se ushtria pezulloi operimet e këtij lloji droni deri në përfundimin e një hetimi paraprak.

Televizioni izraelit “Channel 12” raportoi se ushtria nisi hetim për vdekjen e ushtarëve, duke thënë se incidenti ndodhi të enjten pasdite në një nga pozicionet e saj në veri të Gazës. Një marrëveshje armëpushimi është në fuqi në Rripin e Gazës që nga tetori 2025, në kuadër të një plani të shpallur nga presidenti amerikan Donald Trump ndërsa Izraeli vazhdon ta shkelë marrëveshjen.

Izraeli, me mbështetjen e SHBA-së, nisi luftën në Gaza më 8 tetor 2023, duke vrarë rreth 74 mijë palestinezë dhe duke plagosur mbi 174 mijë të tjerë, shumica gra dhe fëmijë.

Related posts

Vrasja e të riut në Malishevë, çfarë dihet deri tash?

admin

Izraeli merr pjesë në bisedime për armëpushim dhe lirimin e pengjeve, OKB ngre alarmin: Kriza e urisë në Gazë po përkeqësohet

admin

Gjatë 20 viteve, TIKA ka realizuar mbi 1.300 projekte zhvillimore në Maqedoninë e Veriut

Muhamet Ramadani