RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Partitë opozitare greke kritikojnë takimin e Mitsotakisit me Netanyahun në New York

partite-opozitare-greke-kritikojne-takimin-e-mitsotakisit-me-netanyahun-ne-new-york

Partitë opozitare greke kritikuan sot takimin e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në New York, ndërsa MeRA25 i cilësoi pamjet e dy liderëve së bashku si “imazh turpi për vendin”, transmeton Anadolu.

MeRA25, e themeluar nga ish-ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis akuzoi Mitsotakisin se po ndihmon në përmirësimin e imazhit të Netanyahut dhe kundërshtoi argumentet e qeverisë për forcimin e marrëdhënieve me Izraelin.

Partia tha se shpjegimet që lidhen me “bashkëpunimin strategjik”, sistemet e mbrojtjes dhe marrëveshjet energjetike shërbejnë si mbulesë për një politikë që mbështet veprimet e Izraelit në Gaza.

“Asnjë bashkëpunim me shtetin terrorist të Izraelit”, tha MeRA25 në një deklaratë, duke bërë thirrje për “ndërprerjen e menjëhershme të të gjitha marrëveshjeve ushtarake dhe diplomatike që mbështesin masakrën në Gaza dhe Liban”.

Partia tha se përfshirja e Greqisë në planet izraelite dhe amerikane në Mesdheun Lindor po e shndërron vendin “në pjesë të problemit”, në vend që të forcojë sigurinë e tij.

MeRA25 kritikoi gjithashtu Mitsotakisin për takimin me Netanyahun, ndaj të cilit Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) ka lëshuar urdhërarrest për krime të dyshuara lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

– “Rënie morale e politikës së jashtme, nuk ka turp më të madh për Greqinë”
Në një reagim të veçantë, Gabriel Sakellaridis, sekretar i Komitetit Qendror të partisë greke “E Majta e Re”, dënoi takimin në një postim në Facebook. “Nuk ka turp më të madh për Greqinë sesa takimi i Kyriakos Mitsotakisit me Netanyahun në New York”, tha ai.

“Rënia morale e politikës së jashtme nën Mitsotakisin përmblidhet në këtë imazh”, shtoi Sakellaridis, duke akuzuar qeverinë se po e lidh Greqinë gjithnjë e më shumë me planet ushtarake të Izraelit në Mesdheun Lindor.

“Greqia nuk duhet të bëhet satelit i Netanyahut”, tha ai duke bërë thirrje për një politikë të jashtme të pavarur, për t’i dhënë fund bashkëpunimit ushtarak me Izraelin dhe për solidaritet konkret me palestinezët.

Related posts

VIDEO/ “Kërcet” grushti në parlamentin e Turqisë, deputetët e Ergogan godasin opozitarin në foltore

admin

Polonia dëshiron të formojë “ushtrinë më të fortë në Evropë”

Muhamet Ramadani

Greqia do të largohet nga korniza mbikëqyrëse ekonomike e BE-së

admin