RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Peticioni me mbi 14 mijë nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

​peticioni-me-mbi-14-mije-nenshkrime-per-heqjen-e-“urosevac”-nga-ferizaj-dorezohet-te-henen-ne-kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’” i mbështetur nga 14 mijë e 140 qytetarë do të dorëzohet të hënën në Kuvendin e Kosovës.

Sipas njoftimit të iniciatorit Bashkim Fazliu Migjeni, dorëzimi i peticionit do të bëhet më 28 shtator 2026, në ora 10:00, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se peticioni është nënshkruar nga 14,140 qytetarë të Ferizajt dhe kërkon shqyrtimin e miratimin e tij nga institucionet.

Dorëzimi i peticionit bëhet në Ditën e Dëshmorëve të UÇK-së në Ferizaj.

“Në përmbyllje të fazës së parë, do të dorëzohet Peticioni i 14,140 qytetarëve të Ferizajt ‘Për një Ferizaj pa Urosevac’ në Kuvend të Kosovës për shqyrtim dhe miratim”, thuhet në njoftim.

Related posts

Katastrofë ekologjike! Sulmet ushtarake shkaktojnë derdhje masive nafte në Ngushticën e Hormuzit

Hevzi

Termokosi nis sezonin e ngrohjes

admin

Ukraina kryen sulme në territoret e pushtuara nga Rusia, zyrtarët rusë: Gjashtë civilë të vrarë

admin