RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Termokosi nis sezonin e ngrohjes

termokosi-nis-sezonin-e-ngrohjes

Nga sot, e mërkurë, ka nisur sezoni ngrohës për të gjitha lagjet që janë të kyçura në ngrohtoren e qytetit të Prishtinës, Termokos. Këtë vit, sezoni i ngrohjes ka nisur tri ditë para afatit zyrtar të zakonshëm.

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka vizituar ngrohtoren për të parë përgatitjet e fundit para fillimit të furnizimit me ngrohje. Kryeshefi ekzekutiv i Termokosit, Fisnik Osmani ka njoftuar se nga java e ardhshme do të fillojë furnizimi me ngrohje për disa objekte të lagjes Mati 1.

Sipas tij, pritet të fillojë edhe furnizimi për 86 objekte banesore të vjetra në qendër, Ulpianë, Dardani dhe Bregu e Diellit.

Ai po ashtu ka thënë se borxhi i konsumatorëve është i madh ndaj ngrohtores. Bëhet fjalë për mbi 16 milionë euro borxh, sipas tij.

Related posts

1 700 policë dislokohen për një protestë të madhe pro palestineze

admin

OKB: Gjermania siguroi mbi 1.7 miliardë euro për të luftuar urinë në 2022

admin

Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, kundër sulmeve në Venezuelë dhe rrëmbimit të Maduros

Muhamet Ramadani