RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë

katari:-netanyahu,-pengesa-me-e-madhe-per-perparimin-e-planit-te-paqes-ne-gaze

Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, Sheiku Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe qeverinë e tij se janë bërë pengesa kryesore për zbatimin e planit të paqes për Gazën, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

Në një intervistë për rrjetin televiziv CNN, kreu i diplomacisë deklaroi se qeveria izraelite po kryen shkelje të vazhdueshme që po dëmtojnë përpjekjet ndërmjetësuese.

“Kemi një listë të gjatë shkeljesh që, fatkeqësisht, qeveria e Netanyahut po kryen. Parimisht, kemi parë se ai është pengesa më e madhe aktualisht në përparimin e këtij plani paqjeje, ndërsa të gjithë ndërmjetësit po punojnë shumë për t’u siguruar që kjo marrëveshje të respektohet,” u shpreh Al-Thani.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri i Katarit hodhi poshtë sërish raportimet e fundit se Doha ka financuar krahun ushtarak të Hamasit, duke ritheksuar se mbështetja e Katarit nuk ka shkuar kurrë për strukturat e armatosura.

I pyetur mbi rolin e Katarit si ndërmjetës mes Uashingtonit dhe Teheranit, Al-Thani bëri thirrje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe garantimin e lirisë së navigimit, duke dënuar çdo përpjekje për bllokadë detare.

“Përdorimi i rrugëve detare për të bllokuar vendet dhe lirinë e navigimit është i papranueshëm. Kjo konsiderohet si përpjekje për presion dhe ne refuzojmë çdo bllokadë apo shantazh nga çdo shtet apo palë,” deklaroi ai.

Related posts

Sarrazin: Kosova dhe Serbia ta çojnë përpara zbatimin e Ohrit

admin

Erdogan i kërkon Stoltenbergut që Suedia të ndalojë protestat e kurdëve nëse do anëtarësim në NATO

admin

Si një pastiçier 12-vjeçar autik e ktheu ëmbëlsirën në një forcë kundër urrejtjes

Muhamet Ramadani