RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vuçiqi bisedon me Putinin, i tregon se do të japë dorëheqje nesër

vuciqi-bisedon-me-putinin,-i-tregon-se-do-te-jape-doreheqje-neser

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike rreth njëorëshe me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë së cilës, sipas deklaratës së tij, e ka informuar për dorëheqjen që planifikon ta japë të dielën (nesër). 

Temë kryesore e bisedës, sipas presidentit serb, ishte bashkëpunimi energjetik, veçanërisht marrëveshja për furnizimin e Serbisë me gaz, e cila skadon më 30 shtator. Pas bisedës, Vuçiqi ka thënë se beson se marrëveshja do të zgjatet me të njëjtin çmim.

“Ne jemi marrë veçanërisht me bashkëpunimin energjetik, përkatësisht marrëveshjen për gazin, e cila skadon më 30 shtator. Besoj se pas bisedimeve të sotme ajo do të zgjatet dhe se do të sigurojmë furnizim të qëndrueshëm me gaz”, ka thënë Vuçiq.

Sipas tij, Serbia do të vazhdojë ta paguajë gazin me 318 euro për 1 mijë metra kub, ndërsa çmimi aktual në treg është rreth 868 euro.

Gjatë bisedës janë diskutuar edhe çështje që lidhen me industrinë serbe të naftës, marrëdhëniet dypalëshe mes Serbisë dhe Rusisë, si dhe lufta në Ukrainë.

Vuçiqi do të japë dorëheqje për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja, ku ai ka thënë se do të kandidojë për kryeministër. 

Related posts

VIDEO/ Donald Trump rikthehet në Pensilvani, ku tre muaj më parë iu bë atentat! Ish-presidenti shfaqet në krah të Elon Musk

admin

Mediat: Zbulimi amerikan mendon se vrasja e Aleksei Navalnit ndoshta nuk urdhërua nga Putini

admin

FD, Demokratët dhe URA përgatisin marrëveshje për formimin e shumicës së re në Mal të Zi

admin