RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Islanda i kundërpërgjigjet Netanyahut: “Frikacakë moralë janë ata që refuzojnë paqen”

islanda-i-kunderpergjigjet-netanyahut:-“frikacake-morale-jane-ata-qe-refuzojne-paqen”

Ministrja e Jashtme e Islandës, Thorgerdur Katrin Gunnarsdottir, iu përgjigj deklaratave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili i kishte quajtur kritikët e Izraelit “frikacakë moralë”.

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Gunnarsdottir tha se bota nuk duhet të lejojë që vuajtjet e civilëve palestinezë të kthehen në “zhurmë në sfond”.

Ajo theksoi se fëmijët vazhdojnë të vriten, familjet vazhdojnë të humbin shtëpitë dhe prindërit përpiqen vazhdimisht të mbajnë fëmijët e tyre gjallë.

“Për mua, frikacakë moralë janë ata liderë që refuzojnë të ulen dhe të negociojnë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha ministrja islandeze.

Ajo kritikoi gjithashtu pengimin e ndihmave humanitare dhe mosrespektimin e së drejtës ndërkombëtare, duke deklaruar se bota nuk mund të pranojë që Gaza të “shkatërrohet dhe rindërtohet vazhdimisht”, pa u zgjidhur shkaku themelor i konfliktit. /mesazhi

Related posts

LDK e gatshme për zgjedhje pas darkës Kurti-Krasniqi

Muhamet Ramadani

Ministrja e Brendshme e Portugalisë jep dorëheqje pas kritikave për menaxhimin e përmbytjeve

Muhamet Ramadani

“Kemi thyer kuvertën me sëpatë!”- Mbytja e anijes me emigrantë në brigjet italiane, kapiteni i varkës së shpëtimit: Ishin djem të rinj, rreth 18 dhe 25 vjeç

admin