Marina e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) ka kërcënuar se do të sulmojë anijet luftarake amerikane, përfshirë edhe në Oqeanin Indian, nëse SHBA-ja nis një luftë të re kundër Iranit.
Ali Mohammadi, zëvendësdrejtor për çështjet politike në Marinën e IRGC-së, tha se nëse presidenti amerikan Donald Trump e konsideron ngushticën e Hormuzit si nën kontrollin e tij, atëherë SHBA-ja duhet të dërgojë anijet e saj pranë kësaj zone.
“Nëse shpërthen një luftë tjetër, ne pa dyshim do t’i sulmojmë dhe godasim anijet dhe shkatërruesit e tyre, madje edhe në Oqeanin Indian”, tha Mohammadi, sipas agjencisë gjysmëzyrtare iraniane Fars. /mesazhi

