RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Miti “katër miliard euro” për Zvërnecin nga gjeniu i miteve: si “çeku i bardhë” i ’90-ës!

miti-“kater-miliard-euro”-per-zvernecin-nga-gjeniu-i-miteve:-si-“ceku-i-bardhe”-i-’90-es!

Pse Rama nuk sjell asnjë referencë ekonomike nga bota për investime të ngjashme?!

Narrativa e Ramës njihet tashmë për të ushqyer mite, gati për gjithçka. Që do të thotë se më shumë se puna te ai gjenialitet është fjala, sigurisht pa dobi, e papërputhshme kurrë me rezultatin e punës. Ndër mitet më të fundit që e ushqen kohët e fundit është ai i katër miliardë eurove që do sjell investimi në Zvërnec.

Duke qëndruar vetëm te aspekti ekonomik, krahasueshmërsht ngjan me “çekun e bardhë” të viteve ’90, ushqyer atë kohë nga PD-ja, si një karem për vota në nisje të pluralizimit. Vitet që pasuan treguan se nuk ishte veçse një mit, i cili bëri të dukeshin naivë të gjithë ata që e besuan. Por thelbësisht, ajo që mungon në shifrën katër miliard është refenreca, shembulli se ku një investim i ngjashëm mbrothësoi ekonomitë e vendit ku është ndërtuar.

Në nisje të këtij debati, Rama sillte gati çdo dite modele ndërtimi resortesh të ngjashme në botë, por pa referencë ekonomike. Dhe kur mungon një e tillë, je i dështuar pa nisur, ngase je i pabesueshëm. Por tej ekonomisë, çdokush me dy pare mend në kokë duhet ta ketë të qartë se si Zvërneci e si Sazani, më shumë se resorte turistike janë enklava gjeopolitike. Më saktë, izraelite. Sepse tashmë nuk kemi të bëjmë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama por me guvernatorin e Izrelit në Shqipëri, Edi Rama. Ka qenë i tillë duke mbajtur një maskë apo u bë rrugës, kjo është tjetër çështje. /tesheshi

Related posts

Shefi i CENTCOM-it amerikan dhe presidenti sirian diskutojnë bashkëpunimin për transferimin e të burgosurve të ISIS-it

Muhamet Ramadani

Samiti në Bruksel/ “Vendi i tretë në botë për luftën e krimit dhe korrupsionit”, Vjosa Osmani: Fati i Kosovës është Bashkimi Evropian

admin

Sot nxënësit në të gjitha shkollat do të mësojnë për masakrën e Reçakut

Muhamet Ramadani