RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bennett beson se opozita mund të fitojë zgjedhjet në Izrael

bennett-beson-se-opozita-mund-te-fitoje-zgjedhjet-ne-izrael

Ish-kryeministri izraelit Naftali Bennett ka deklaruar se është i bindur se partitë opozitare mund të fitojnë zgjedhjet e 27 tetorit dhe të formojnë një qeveri të re.

Në një deklaratë në platformën X, Bennett tha se opozita mund të sigurojë 63 nga 120 vendet në parlamentin izraelit, pas marrëveshjes për të bashkëpunuar para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

“Jam përsëri plot shpresë këtë mbrëmje. Jam i bindur se mund të fitojmë 63 vende dhe të punojmë së bashku për ta rregulluar Izraelin”, shkroi Bennett.

Marrëveshjen për bashkëpunim e kanë nënshkruar Bennett, Yair Lapid, Avigdor Liberman, Yair Golan dhe Gadi Eisenkot, në kuadër të përpjekjeve të koordinuara për të zëvendësuar qeverinë e Benjamin Netanyahut. /mesazhi

Related posts

“Presidenti i Azerbajxhanit Aliyev siguron 93 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme”

Muhamet Ramadani

LVV-ja e përjashton Haki Abazin nga Grupi Parlamentar

Muhamet Ramadani

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë, urë e re mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

admin