RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot mblidhet Kuvendi, në rend dite Deklarata për aktgjykimin e Hagës

sot-mblidhet-kuvendi,-ne-rend-dite-deklarata-per-aktgjykimin-e-hages

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në seancë plenare, ku në rend dite është miratimi i Deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit.

Seanca është paraparë të nisë në ora 11:00.

Deputetët pritet të shqyrtojnë disa pika të rendit të ditës, përfshirë miratimin e procesverbaleve nga seancat e mëparshme dhe betimin e deputetëve.

Në rend dite është edhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Po ashtu, Kuvendi pritet të shqyrtojë formimin e komisioneve parlamentare, të nevojshme për funksionalizimin e punës së legjislativit.

Related posts

Shefja e KE-së: BE-ja i hap derën Kanadasë për t’u bërë “anëtarja e parë e asociuar” e bllokut

Irfan Jahiu

Temperaturat e larta në Itali, rikthehet pezullimi i punës dhe mbështetja me pagë

Hevzi

“Aleatët e mëdhenj të NATO-s bllokojnë propozimin për të ndarë 0,25 për qind të PBB-së për Ukrainën”

RTI