RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kongresisti amerikan kërkon përjashtimin e partisë së Vuçiqit nga PPE-ja

kongresisti-amerikan-kerkon-perjashtimin-e-partise-se-vuciqit-nga-ppe-ja

Kongresisti republikan amerikan, Joe Wilson, i ka kërkuar Partisë Popullore Evropiane (PPE) që t’ia heqë statusin e anëtarit të asociuar Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të presidentit serb në dorëheqje, Aleksandar Vuçiq.

Wilson ka bërë të ditur në X se i është drejtuar me letër presidentit të PPE-së, Manfred Weber, duke kërkuar ndërprerjen e të gjitha lidhjeve me SNS-në. Ai e ka cilësuar partinë e Vuçiqit si “të korruptuar” dhe “autoritare”.

Kongresisti amerikan ka kërkuar që vendimi të merret para zgjedhjeve parlamentare në Serbi, të planifikuara për 25 tetor 2026.

Sipas tij, kjo duhet të bëhet që SNS-ja të mos e përdorë lidhjen me PPE-në për legjitimimin e saj politik.

PPE-ja kishte njoftuar në shtator 2025 se kishte nisur një proces të brendshëm lidhur me SNS-në. Partia e Vuçiqit ka statusin e anëtarit të asociuar në PPE që nga viti 2016.

Wilson tha se “ndërprerja e të gjitha lidhjeve me SNS-në është përgjigjja e vetme e duhur”.

Ai ngriti gjithashtu akuza për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve në Serbi, duke pretenduar se SNS-ja ka keqpërdorur burimet shtetërore dhe shërbimet e sigurisë.

Wilson iu referua edhe vlerësimeve të ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të vitit 2023. Sipas tij, vëzhguesit kishin evidentuar mjegullimin e vijës ndarëse ndërmjet aktiviteteve shtetërore dhe fushatës, si dhe përdorimin e burimeve publike për qëllime politike.

Kongresisti republikan tha se autoritetet serbe nuk i kanë zbatuar rekomandimet përkatëse, derisa shtoi se Vuçiqi dhe Rusia po përpiqen të ndikojnë në procesin zgjedhor të vitit 2026.

Wilson bëri gjithashtu akuza për gjendjen e mediave në Serbi dhe përdorimin e teknologjisë së mbikëqyrjes ndaj studentëve dhe opozitës.

Ai e krahasoi SNS-në me partinë Rusia e Bashkuar të Vladimir Putinit, duke pretenduar se partia serbe është shndërruar në “instrument të korrupsionit dhe klientelizmit”.

Wilson iu referua edhe shembjes së strehës së betonit në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona, duke e lidhur tragjedinë me pretendimet e tij për korrupsion.

Kongresisti amerikan kritikoi gjithashtu SNS-në për raportin ndaj të dënuarit për krime lufte Ratko Mlladiq dhe për lidhjet e Serbisë me Kinën dhe Rusinë.

Related posts

Osmani të mërkurën i adresohet Parlamentit Evropian

Muhamet Ramadani

Antony Blinken takim me homologun kinez, Wang Yi: Marrëdhëniet SHBA-Kinë po fillojnë të stabilizohen

admin

A do e njohë Spanja pavarësinë e Kosovës? Ja kur votohet nisma në Parlament

admin