RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irlanda, leksion moral botës në një përballje me Izraelin

irlanda,-leksion-moral-botes-ne-nje-perballje-me-izraelin

Poshtërimi i dyfishtë në fushën e lojës ndaj gjenocidalëve në Gaza e jo vetëm

Futbollistët irlandezë i dhanë një leksion moral botës duke mbajtur një qëndrim protestues ndaj terrorit gjenocidal izraelit në Gaza dhe të gjithë palestinën.

Ata, në një përballje për Ligën e Kombeve të UEFA-s, refuzuan të shtrëngonin duart me lojtarët izraelitë, njëherësh duke u shfqur në fushë me shirita të zinj në krahë për Gazën.

Edhe pse kishte mendime të ndryshme midis lojtarëve nëse ndeshja duhej apo jo të luhej, shumica e ekipit kombëtar votuan në favor të saj. Shoqata e Futbollit të Irlandës njoftoi se ekipi do të përmbushte detyrimet e saj në Ligën e Kombeve UEFA, duke respektuar pikëpamjet e ndryshme brenda ekipit.

Ndërsa portieri Gavin Bazunu u dallua në veçanti, pasi vendosi të largohej nga kampi i ekipit kombëtar dhe të mos merrte pjesë në ndeshjen kundër Izraelit. Bazunu e shpjegoi vendimin e tij me bindjen e tij personale se është e gabuar të marrësh pjesë në ndeshje ndërsa, siç deklaroi ai, njerëz të pafajshëm po vuajnë. Ai theksoi se qëndrimi i tij nuk është i drejtuar kundër popullit izraelit apo komunitetit hebre, por kundër politikave gjenocidale.

Pos kësaj, Irlanda e poshtëroi Izraelin dhe në lojë, duke e shpartalluar 3-0. /tesheshi.com/

 

Related posts

Putin do të takohet me udhëheqësit afrikanë për të diskutuar marrëveshjen e grurit Rusi-Ukrainë

admin

Borrell: Rusia po kryen krime të vërteta të luftës

admin

Hargreaves viziton KQZ-në në ditën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, thekson profesionalizmin e stafit

Muhamet Ramadani