RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite intensifikojnë bombardimet në Libanin jugor, sulmohet edhe një shkollë në qytetin Khiam

forcat-izraelite-intensifikojne-bombardimet-ne-libanin-jugor,-sulmohet-edhe-nje-shkolle-ne-qytetin-khiam

Forcat izraelite kanë sulmuar shkollën al-Mabarrat në qytetin Khiam në Libanin jugor, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve të vendit (NNA).

Thuhet se artileria e rëndë izraelite shënjestroi gjithashtu periferitë e qytetit Beit Yahoun, në distriktin Bint Jbeil.

NNA raportoi se forcat izraelite përdorën një sasi të madhe municioni, në një bastisje në periferi të qytetit Haddatha në distriktin Bint Jbeil.

Më parë, forcat izraelite kryen shpërthime të kontrolluara në fshatin al-Mansouri. /tema

Related posts

Lëshohen në hapësirë dy satelitët e Shqipërisë

admin

Holanda i kërkon KE-së “statut bllokues” për të mbrojtur GJPN-në nga sanksionet e SHBA-së

Hevzi

Alkooli nuk është i shëndetshëm, edhe nëse pini pak

admin