RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Holanda i kërkon KE-së “statut bllokues” për të mbrojtur GJPN-në nga sanksionet e SHBA-së

holanda-i-kerkon-ke-se-“statut-bllokues”-per-te-mbrojtur-gjpn-ne-nga-sanksionet-e-shba-se

Holanda i ka kërkuar Komisionit Evropian të përgatisë një “statut bllokues” për të mbrojtur Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) nga sanksionet e mundshme të mëtejshme të SHBA-së, tha sot ministri i Jashtëm, transmeton Anadolu.

Në një intervistë për të përditshmen holandeze “De Volkskrant” në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Tom Berendsen shprehu shqetësimin e tij për presionin e vazhdueshëm ndaj GJNP-së dhe zyrtarëve të gjykatës.

“Sanksione të reja janë të mundshme. Ne po përgatitemi për çdo gjë”, tha ai.

“Brenda Bashkimit Evropian, ne qëndrojmë të fortë së bashku, por jashtë tij, ka vende individuale që mendojnë se SHBA-ja po rrit presionin dhe ata nuk mund ta injorojnë këtë”, tha Berendsen.

Vërejtjet e tij erdhën pasi “Wall Street Journal” raportoi të dielën se administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump po përgatitet të zbatojë sanksione të gjera ekonomike kundër gjykatës.

Duke thënë se SHBA-ja nuk e ka mbështetur kurrë gjykatën, Berendsen shtoi se tani ka një forcim “masiv” të qëndrimeve që mund ta bëjnë të pamundur funksionimin e institucionit. “Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur gjykatën”, vuri në dukje ai.

Berendsen shtoi se “Holanda i ka kërkuar Komisionit Evropian të përgatisë statutin e bllokimit në mënyrë që ne të mund të vendosim atë masë drastike. Ne jemi të përgatitur ta përdorim atë”.

– Çfarë është statuti bllokues?
Statuti bllokues është mekanizëm ligjor i krijuar për të mbrojtur kompanitë dhe individët e BE-së nga zbatimi jashtëterritorial i ligjeve specifike të vendeve të treta, kryesisht sanksionet dytësore të vendosura nga SHBA.

“Statuti i bllokimit është zgjidhja e fundit që kemi. Për sa kohë që ne mund ta mbrojmë GJNP-në në mënyra të tjera, ne do ta bëjmë këtë”, tha ai.

Berendsen vuri në dukje se masa drastike nuk duhet të përdoret vetëm për të dërguar një sinjal pasi kjo mund të çojë në “përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës”.

Muajin e kaluar, SHBA-ja vendosi sanksione që synonin presidenten e GJNP-së, Tomoko Akane dhe zyrtarit të lartë gjyqësor Abdoulaye Seye, veprim që ngjalli reagime në të gjithë vendet evropiane, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe Gjermaninë si dhe nga presidentët e Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian.

Masat janë pjesë e sanksioneve kundër GJNP-së të vendosura nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump në shkurt 2025. GJNP-ja tha se nëntë nga 18 gjyqtarët e saj, të dy zëvendësprokurorët, ish-prokurori i saj dhe një anëtar i stafit janë aktualisht nën sanksionet e SHBA-së.

Related posts

Kamberi letër ambasadave: Me grafitet antishqiptare po nxitet dhunë

Muhamet Ramadani

GJNP dënon ish-liderin e milicisë sudaneze Ali Kushayb me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit

admin

100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

admin