RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Protesta në Indi për prishjen e pjesshme të një xhamie historike

protesta-ne-indi-per-prishjen-e-pjesshme-te-nje-xhamie-historike

Protesta janë zhvilluar në Ujain të Indisë kundër prishjes së pjesshme të Shahi Masjid, një xhami rreth 600-vjeçare. Ndërhyrja lidhet me zgjerimin e një rruge në kuadër të përgatitjeve për festivalin Simhastha Kumbh 2028.

Më 28 shtator, policia përdori gaz lotsjellës pas përplasjeve me protestuesit. Për të shmangur një prishje më të madhe, anëtarë të komitetit të xhamisë nisën vetë të çmontojnë një pjesë të strukturës.

Gjykata e Lartë e Madhya Pradeshit kishte rrëzuar më herët dy kërkesa kundër vendimit të autoriteteve lokale, duke argumentuar se ndërhyrja lidhet me nevojën për zgjerimin e rrugës dhe menaxhimin e trafikut gjatë pelegrinazhit të ardhshëm. /mesazhi

Related posts

Gjyqi për gazin në kuvend, mbrojtja me vërejtje për provat e prokurorisë

RTI

Britma e Gazës po shkund ndërgjegjen e gjykatave të botës

Irfan Jahiu

Policia arreston protestuesit e ‘Lift the Ban’ në Londër

Muhamet Ramadani