RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Protesta në Indi për prishjen e pjesshme të një xhamie historike

protesta-ne-indi-per-prishjen-e-pjesshme-te-nje-xhamie-historike

Protesta janë zhvilluar në Ujain të Indisë kundër prishjes së pjesshme të Shahi Masjid, një xhami rreth 600-vjeçare. Ndërhyrja lidhet me zgjerimin e një rruge në kuadër të përgatitjeve për festivalin Simhastha Kumbh 2028.

Më 28 shtator, policia përdori gaz lotsjellës pas përplasjeve me protestuesit. Për të shmangur një prishje më të madhe, anëtarë të komitetit të xhamisë nisën vetë të çmontojnë një pjesë të strukturës.

Gjykata e Lartë e Madhya Pradeshit kishte rrëzuar më herët dy kërkesa kundër vendimit të autoriteteve lokale, duke argumentuar se ndërhyrja lidhet me nevojën për zgjerimin e rrugës dhe menaxhimin e trafikut gjatë pelegrinazhit të ardhshëm. /mesazhi

Related posts

Ursula von der Leyen mbledh në Bruksel liderët e Ballkanit Perëndimor, në fokus analiza e reformave para pagesave të para nga Plani i Rritjes

admin

Katër raste të zhdukjes të raportuara në Polici, dy prej tyre vajza të mitura

Muhamet Ramadani

Bie nga lartësia dhe vdes në vendin e punës

admin