RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Çeku i bardhë” i Ramës shkon në…gjashtë miliard(!!!)

“ceku-i-bardhe”-i-rames-shkon-ne…gjashte-miliard(!!!)

Vijimi i spekullimi me emrin e Jared Kushner-it në shpjegimin e protestave që e nxorrën lakuriq

Kryeministri Rama vijon betejën e tij me opinionin, duke i mëshua tezës se protestat e fuqishme kundër tij që shpërthyer në qershor nuk ishin si pasojë e një kupëmbushjeje ndaj keqqeverisjes plot skandale, por si pasojë e një komploti kundër tij dhe Jared Kushnerit.

I ftuar në një samit europian mbi tuizmin, ai e çoi llafin pikërisht të Sazani e Zvërneci, ku nga katër milion investim e çoi shifrën në gjashtë miliard, një lloj “çeku i bardhë” ky si ai i PD-së në vitet e para ‘90 kur donte të vinte në pushtet dhe bënte premtime në hava.

“Ne jemi në përpjekje për të sjellë investimin më të madh në Europë prej shumë vitesh në turizëm, që kombinuar midis ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Zvërnecit, mund të arrijë në gjashtë apo më shumë miliardë. Pse po ndodh? Po ndodh sepse jemi hapur si vend dhe njerëzit po shikojnë ku janë mundësitë, sepse Shqipëria ka kushtet për të punuar me investuesit e mëdhenj, në mënyrë serioze, profesionale, edhe sepse më kanë qejf”, tha ai nën një vanitet të rëndomtë.

Dhe sipas tij, protestat u nxitën nga emri i Jaerd Kushner-it, dhe kishin si qëllim luftën ndaj Trump-it.

“Askush tjetër s’është dhëndri i Donald Trump-it. Kështu që askush tjetër nuk rrezikon që të gjendet nën projektorin e të majtëve, demokratëve, gazetarëve, liberalëve, etj., etj., që mezi presin që të gjejnë një arsye për të luftuar me Trump-in, në Europë, Amerikë, Tokë apo Hënë”.

Por tej kësaj narrative spekullative, me shumë gënjeshtra brenda, protestat kishin dhe kanë në shënjestër vetëm atë, mënyrën skandaloze se si qeveris, më e pakta pa asnjë pikë empatie ndaj njerëzve të thjeshtë që po e mxjerrin dhe njëherë lakuriq…në kotësinë e tij, pos të keqes që përçon me fjalë e vepra. /tesheshi

Related posts

Erdoğan: Turqia dhe Rusia mund të eksportojë mallra të tjera përmes korridorit të drithit

admin

Protestat/ Analiza e DW: A po rrezikon Gjeorgjia statusin e vendit kandidat të BE?

admin

Serbia ndalon përkohësisht eksportin e naftës dhe karburanteve

Hevzi