RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Turqia dhe Rusia mund të eksportojë mallra të tjera përmes korridorit të drithit

erdogan:-turqia-dhe-rusia-mund-te-eksportoje-mallra-te-tjera-permes-korridorit-te-drithit

Ankaraja dhe Moska mund të fillojnë të punojnë për eksportin e produkteve të ndryshme ushqimore dhe gradualisht të mallrave të tjera përmes korridorit të drithit, i tha presidenti turk homologut të tij rus, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një telefonatë me Vladimir Putinin, presidenti Recep Tayyip Erdoğan tha se mbi 13 milionë tonë drithë kanë arritur deri te nevojtarët përmes përpjekjeve të përbashkëta deri më tani sipas marrëveshjes së eksportit të drithit përmes Detit të Zi, njoftoi në një deklaratë Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës turke.

Erdoğan i ka shprehur gjithashtu “dëshirat e tij të sinqerta” Putinit për përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Turqia është vlerësuar ndërkombëtarisht për rolin e saj ndërmjetësues midis Ukrainës dhe Rusisë, i cili çoi në vazhdimin e marrëveshjes së drithit të 22 korrikut. Ankaraja i ka bërë vazhdimisht thirrje Kievit dhe Moskës që t’i japin fund luftës që filloi në shkurt.

Më 22 korrik, Turqia, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje historike në Istanbul për të rifilluar eksportet e grurit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat ishin ndërprerë për shkak të luftës. Ditë përpara skadimit të saj të planifikuar, marrëveshja historike e drithit u zgjat edhe për 120 ditë të tjera, duke filluar nga 19 nëntori.

– “Është e rëndësishme të pastrohet kufiri i Turqisë me Sirinë nga terroristët”

Krahas marrëveshjes së eksportit të drithit, edhe marrëdhëniet dypalëshe, energjia dhe lufta kundër terrorizmit ishin temë e bisedës telefonike mes liderëve.

Erdoğan i ka thënë Putinit se grupi terrorist PKK/YPG/PYD vazhdon aktivitetet e tij separatiste në veri të Sirisë dhe sulmet terroriste që synojnë Turqinë.

Është e rëndësishme të pastrohet kufiri i Turqisë me Sirinë nga terroristët e PKK/YPG-së deri në një thellësi prej të paktën 30 kilometrash sipas marrëveshjes së Soçit të vitit 2019, ka thënë Erdoğan.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK – e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së.

Related posts

Gjykata e dënon edhe me katër vjet të tjera burgim Dardan Krivaqën

RTI

Pretendohet se Izraeli do të lejojë që ndihmat humanitare të hyjnë në Gaza nga deti

admin

Edhe sivjet Testi i Maturës shpërndahet në rrjetet sociale

admin