RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pse skandalet seksuale shpërthejnë në të njëjtën kohë me ato politike?

pse-skandalet-seksuale-shperthejne-ne-te-njejten-kohe-me-ato-politike?

Kur skandali politik kërcënon të dalë nga kontrolli, vëmendja zhvendoset te dhoma e gjumit

Në politikë, edhe koha e një lajmi mund të jetë lajm. Sidomos kur një pushtet përballet me një skandal të rëndë dhe thuajse në të njëjtën kohë, hapen tema të tjera që kanë potencialin të zhvendosin vëmendjen publike.

Pra pse skandalet seksuale dhe intime të personazheve të njohura, shpërthejnë me një intensitet të pazakontë pikërisht në një moment kur qeveria dhe strukturat e saj përballen me një prej krizave më serioze të viteve të fundit?

Rasti i ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, dhe marrëdhënia e saj me Ergys Agasin ka prodhuar një stuhi raportimesh. Por një pjesë e medias dhe e gazetarëve duket se është përqendruar më shumë te natyra intime e marrëdhënies së tyre sesa te pyetja themelore: çfarë dëmi mund t’i jetë shkaktuar sigurisë kombëtare nga një raport i tillë dhe nga komunikimet e një drejtuesi të shërbimit sekret me një person nën hetim?

Nëse në këtë histori ka pasur nxjerrje informacioni të klasifikuar, ky është skandali dhe jo jeta private e dy njerëzve. Në të njëjtën kohë, në qendër të vëmendjes është hedhur një tjetër histori që prek botën e artit dhe showbizit, ajo që lidhet me kompozitorin e njohur vlonjat Adrian Hila.

Akuzat që qarkullojnë duhet të verifikohen, dhe nëse janë të vërteta, denoncimi i tyre është i domosdoshëm. Sepse nëse njerëz me pushtet në industrinë e artit kanë përdorur famën, lidhjet apo premtimet për karrierë për të shfrytëzuar të rinj, kemi të bëjmë me një model të shëmtuar dhe amoral të ecjes përpara në jetë.

Por pikërisht këtu lind dyshimi. Kur një histori e tillë del në skenë në të njëjtën periudhë me një skandal politik dhe institucional, pyetja legjitime është nëse kemi të bëjmë vetëm me rastësi, me oreksin e mediave për klikime, apo nëse dikush po përpiqet të ndryshojë axhendën publike.

Nuk ka prova publike që të vërtetojnë se qeveria apo struktura e saj e PR-it ka organizuar apo nxitur këto denoncime. Prandaj kjo nuk mund të paraqitet si fakt. Por dyshimi për mënyrën se si ndërtohet dhe drejtohet vëmendja publike është i ligjshëm.

Sepse ndërsa një skandal seksual mund të shkatërrojë reputacionin e një artisti, një skandal në majën e shërbimit sekret prek sigurinë e shtetit. Dhe nëse publikut i ofrohet spektakli i marrëdhënieve intime, ndërsa lihet në plan të dytë pyetja se çfarë ka ndodhur me informacionin sekret, atëherë kemi një problem shumë më të madh se një histori rozë.

Pra pyetja nuk është nëse ekzistojnë skandalet seksuale. Ato mund të jenë reale dhe të rëndësishme. Pyetja është pse shpërthejnë pikërisht atëherë kur skandalet politike kërcënojnë të marrin gjithë vëmendjen.

Ndoshta është rastësi. Ndoshta është për klikime. Por në politikë, edhe rastësitë duhen parë me lupë. tesheshi

Related posts

Autoritetet shëndetësore: Pavarësisht pauzës humanitare, asnjë karburant nuk arriti në spitalet në veri të Gazës

Muhamet Ramadani

Kongresmeni amerikan Massie kërkon ndjekjen penale të bashkëpunëtorëve të dyshuar të Epsteinit

Hevzi

Ga’za, vr’iten 2 gazetarë të televizionit Al Jazeera në su’lmin iz’raelit

Muhamet Ramadani