RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ndërron jetë Biljana Plavshiq, e dënuar për krime lufte në Bosnjë e Hercegovinë

nderron-jete-biljana-plavshiq,-e-denuar-per-krime-lufte-ne-bosnje-e-hercegovine

Biljana Plavshiq, ish-presidente e Republikës Srpska, e dënuar për krime lufte në Bosnjë e Hercegovinë, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare në Beograd, raporton Anadolu.

Sipas Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Plavshiq ishte një figurë e rëndësishme politike e serbëve të Bosnjës dhe mbajti poste të larta para, gjatë dhe pas konfliktit të viteve 1992-1995.

“Përmes pjesëmarrjes së saj në përndjekjen e muslimanëve boshnjakë, kroatëve boshnjakë dhe popullsisë tjetër joserbe në 37 komuna, ajo mbështeti fushatën e ndarjes etnike, e cila rezultoi në vdekjen e mijëra civilëve dhe dëbimin e mijëra e mijëra njerëzve nga komunat në Bosnjë e Hercegovinë, në kushte jashtëzakonisht brutale. Ajo u bëri thirrje forcave paraushtarake nga Serbia që t’u ndihmonin forcave serbe të Bosnjës në realizimin e qëllimit të ndarjes së grupeve etnike përmes përdorimit të forcës. Ajo u dënua me 11 vjet burg”, thuhet në faqen e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë.

Gjatë karrierës së saj akademike në Sarajevë, ajo ishte profesoreshë e biologjisë, drejtuese e Departamentit të Biologjisë dhe dekane e Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikore të Universitetit të Sarajevës.

Nga viti 1990 deri në vitin 1992, ajo ishte anëtare e Presidencës së Republikës Socialiste të Bosnjë e Hercegovinës. Pas fillimit të luftës në Bosnjë e Hercegovinë dhe shpalljes së Republikës Srpska, ajo u bë zv/presidente e saj, detyrë që e mbajti nga viti 1992 deri në vitin 1996. Më pas, ajo u bë presidentja e dytë e Republikës Srpska, duke ushtruar këtë detyrë nga 19 korriku 1996 deri më 4 korrik 1998.

Prokuroria e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për krimet e luftës në Hagë e akuzoi atë për krime lufte, gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të rënda të zakoneve dhe rregullave të luftës. Pas gjykimit, ajo u dënua përfundimisht me 11 vjet burg. Si rezultat i marrëveshjes me prokurorinë, ajo u lirua nga akuza për gjenocid.

Pas vuajtjes së pjesës më të madhe të dënimit në një burg në Suedi, ajo u lirua më 27 tetor 2009.

Related posts

Lavrov sulmon Evropën: Po bëhet kërcënimi kryesor i paqes duke ndihmuar ushtarakisht Ukrainën! SHBA? Ka braktisur rolin e ndërmjetësit të paanshëm

admin

Konflikti Izrael-Hamas/ Palestinezët përgatiten për muajin e Ramazanit nën hijen e luftës në Gazë

admin

Kadri Kryeziu: Rama, lider shumë i rëndësishëm në Ballkan. Nëse do isha në vend të Kurtit do e takoja…

admin