RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite fajëson Huthit për sulmin me dron ndaj stacionit elektrik të Medinës

koalicioni-i-udhehequr-nga-arabia-saudite-fajeson-huthit-per-sulmin-me-dron-ndaj-stacionit-elektrik-te-medines

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen të enjten fajësoi Huthit për një sulm me dron në fillim të kësaj jave ndaj një stacioni të shpërndarjes së energjisë elektrike në qytetin e Medinës, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i koalicionit, gjeneralmajor Turki al-Maliki, tha se sulmi kishte shënjestruar stacionin e shpërndarjes së energjisë elektrike Taibah në orën 05:11 sipas kohës lokale të martën.

Al-Maliki tha se një shqyrtim operacional dhe ekzaminimi i mbetjeve të dronit përcaktuan përfshirjen e Huthive në planifikimin dhe kryerjen e asaj që ai e cilësoi si “akt terrorist frikacak”.

Sulmi nxori jashtë funksionit një transformator, por nuk ndikoi në rrjetin elektrik, shtoi ai.

Al-Maliki tha se objekti furnizon me energji elektrike Xhaminë e Profetit në Medinë.

Ai i akuzoi Huthit se kanë shënjestruar qëllimisht infrastrukturën civile dhe se janë përpjekur të provokojnë myslimanët duke shënjestruar qytetet e shenjta Mekë dhe Medinë.

Al-Maliki tha se koalicioni do të vazhdojë të marrë masa për të penguar sulmet e Huthive dhe për të mbrojtur dy xhamitë e shenjta dhe vizitorët në Mekë dhe Medinë.

Related posts

Putini: Armëpushimi i mundur nëse Ukraina lejon qytetarët e saj në Rusi të votojnë në zgjedhje

RTI

Forcat izraelite arrestojnë 51 palestinezë në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani

Turqia shënon 31-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë

RTI