RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putini: Armëpushimi i mundur nëse Ukraina lejon qytetarët e saj në Rusi të votojnë në zgjedhje

putini:-armepushimi-i-mundur-nese-ukraina-lejon-qytetaret-e-saj-ne-rusi-te-votojne-ne-zgjedhje

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se ishte gati të merrte në konsideratë ndalimin e sulmeve thellë brenda Ukrainës në ditën e zgjedhjeve, nëse ato do të mbahen, transmeton Anadolu.

Duke folur në një konferencë të posaçme për mediat në Moskë, Putini e kushtëzoi armëpushimin me pjesëmarrjen në zgjedhje të qytetarëve ukrainas që jetojnë në Rusi.

“Ne jemi gati të marrim në konsideratë ofrimin e sigurisë gjatë zgjedhjeve në Ukrainë. Të paktën, të ndalojmë, të përmbahemi nga sulmet thellë në territor në ditën e votimit”, tha ai.

Ai shtoi më pas se sipas vlerësimeve të ndryshme, në territorin e Rusisë ndodhen rreth 5 deri në 10 milionë qytetarë ukrainas, të cilët kanë të drejtë vote.

“Dhe nëse do të mbahen zgjedhje, atëherë kemi të drejtë të kërkojmë nga ata që do t’i organizojnë ato që ukrainasve që aktualisht banojnë në Rusi t’u jepet e drejta për të votuar në territorin e Federatës Ruse”, tha presidenti rus.

Related posts

Shefi i NATO-s i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë mbrojtjen, ndërsa SHBA-ja foksuohet drejt Indo-Paqësorit

RTI

Putin: Rusia i ka katër rajone të reja

admin

M*sakra në Itali/ Kryefamiljari qëlloi me armë gruan dhe fëmijët e tyre, shkon në 4 numri i viktimave, humb jetën djali 9-vjeçar i çiftit! Si është gjendja e 3 të plagosurve të tjerë

admin