RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Flydubai: pak fakte, shumë islamofobi…

flydubai:-pak-fakte,-shume-islamofobi…

Nxitimi i Izraelit për spekulime gjeopolitike dhe përdorimi i ngjarjes si karrem elektorat nga Bibi

Nxitimi i autoriteteve dhe i një pjese të medias izraelite për të ndërtuar narrativa komplekse, përpara se të zbardhen shkaqet zyrtare të një ngjarjeje tragjike ose aksidenti aviatori mbetet një model i njohur, por shqetësues.

Rasti i fundit ku përfshihet linja ajrore Flydubai tregon qartë se si faktet e verifikueshme zëvendësohen shpejt nga spekulimet me prapavijë politike dhe diskriminuese.

Në deklaratat e para publike, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk hezitoi të bënte paralelizma të ngutshme me ngjarjet e 11 Shtatorit, duke përmendur madje edhe hijen e Iranit mbi këtë ngjarje.

Sidoqoftë, vetëm pak orë më pas, vetë ai u detyrua të zbutë tonet dhe të pranojë se shkaqet reale mbeten ende të panjohura, duke bërë thirrje për kujdes me tezat e ngritura.

Kjo kontradiktë brenda të njëjtit diskurs shtetëror nxjerr në pah se si vlerësimet e para shpesh bëhen nën ndikimin e emocioneve apo leverdisë gjeopolitike, pa pritur raportet përfundimtare të ekspertëve të aviacionit civil.

Ndërkohë që autoritetet mundohen të ruajnë një balancë pas deklaratave të para, pjesë të medias në Tel Aviv — si The Times of Israel — i kanë fryrë hapur retorikës islamofobe.

Në vend që të fokusohen te të dhënat teknike të kutisë së zezë, te kushtet atmosferike apo te gjendja teknike e mjetit fluturues, disa raportime janë përqendruar te profili personal i pilotit.

Theksimi i faktit se piloti vinte nga Omani, shoqëruar me detaje se ai “lutshërohej gjatë gjithë ditës” apo “nuk u jepte doren grave”, përfaqëson përdorimin e frazave tipike stereotipizuese ndaj besimtarëve myslimanë.

Këto detaje mbi jetën private ose praktikat fetare individuale nuk përbëjnë asnjë provë teknike për shkaqet e një aksidenti ajror.

Shndërrimi i praktikimit të fesë në një “faktor dyshimi” apo “kërcënim të mundshëm” është një mekanizëm i qartë diskriminimi, i cili kërkon të orkestrojë opinionin publik përpara se hetuesit ndërkombëtarë të nxjerrin përfundimet e tyre.

Hetimi i çdo incidenti në aviacionin civil kërkon ftohtësi, analiza shkencore dhe respektim të protokolleve ndërkombëtare.

Zëvendësimi i fakteve me spekulime islamofobe jo vetëm që dëmton procesin e zbardhjes së të vërtetës, por ushqen mjedisin e paragjykimit dhe të ndasisë në një rajon që ka nevojë urgjente për vetepermbajtje.

Në këtë kuadër, prapavija politike bëhet edhe më e qartë: Benjamin Netanyahu do ta përdorë pa dyshim këtë ngjarje si një kalë beteje në fushatën e tij elektorale.

Duke mbajtur të gjallë narrativën e “kërcënimit ekzistencial” dhe duke shfrytëzuar frikën publike për qëllime politike, ai synon të konsolidojë bazën e tij elektorale dhe të shfaqet si i vetmi udhëheqës i aftë për të garantuar sigurinë e vendit./ tesheshi

Related posts

Organizatorët: Franca, e lumtur dhe e bashkuar përgjatë Olimpiadës

admin

220 nxënës përfundojnë me sukses “Shkollën Verore 2024” në Akademinë e Kur’anit “Hifdh Kids”

Muhamet Ramadani

Dhjetëra të vdekur nga tërmeti i fuqishëm që trondit Turqinë dhe Sirinë

admin