RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Liga Botërore Myslimane dënon sulmin e Huthive ndaj stacionit elektrik në Medinë

liga-boterore-myslimane-denon-sulmin-e-huthive-ndaj-stacionit-elektrik-ne-medine

Liga Botërore Myslimane ka dënuar sulmin e Huthive ndaj stacionit të shpërndarjes së energjisë elektrike Taibah në Medinë të Arabisë Saudite, i cili furnizon me energji Xhaminë e Profetit Muhamed (a.s.).

Në një deklaratë, organizata e cilësoi sulmin si një “provokim të rrezikshëm” ndaj myslimanëve në mbarë botën, pasi u godit një objekt që shërben një nga vendet më të shenjta të Islamit.

Sekretari i Përgjithshëm i organizatës, Mohammed bin Abdulkarim al-Issa, dënoi sulmet ndaj infrastrukturës civile dhe vendeve të shenjta, duke theksuar se ato bien ndesh me vlerat islame dhe parimet themelore humanitare.

Liga Botërore Myslimane shprehu gjithashtu solidaritet të plotë me Arabinë Saudite dhe mbështeti masat e ndërmarra nga autoritetet saudite për mbrojtjen e civilëve dhe vendeve të shenjta. /mesazhi

Related posts

Arabia Saudite pret Haxh të jashtëzakonshëm dhe të sigurt sivjet

Muhamet Ramadani

Zelenskyy: Takim i ri në formatin trepalësh Rusi-SHBA-Ukrainë më 4 dhe 5 shkurt në Abu Dhabi

admin

Hamasi takohet për herë të parë me “Bordin e Paqes” të Trump

Hevzi