RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelenskyy: Takim i ri në formatin trepalësh Rusi-SHBA-Ukrainë më 4 dhe 5 shkurt në Abu Dhabi

zelenskyy:-takim-i-ri-ne-formatin-trepalesh-rusi-shba-ukraine-me-4-dhe-5-shkurt-ne-abu-dhabi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar se një takim i ri në formatin trepalësh Rusi-SHBA-Ukrainë do të mbahet më 4 dhe 5 shkurt në kryeqytetin Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, transmeton Anadolu.

Zelenskyy në rrjetin Telegram tha se informacioni vjen nga ekipi negociator ukrainas, i cili pritej të zhvillojë bisedime me ekipin rus sot.

“Ekipi ynë negociator sapo paraqiti një raport. Datat për takimet e ardhshme trepalëshe janë caktuar 4 dhe 5 shkurt në Abu Dhabi. Ukraina është e gatshme për bisedime thelbësore dhe jemi të interesuar që rezultati të na afrojë drejt një përfundimi real dhe dinjitoz të luftës. Faleminderit të gjithëve që po ndihmojnë!”, tha ai.

Moska dhe Washingtoni ende nuk e kanë konfirmuar informacionin e bërë publik nga presidenti Zelenskyy.

Related posts

Lu’fta gje’nocidale në Ga’za, Iz’raeli shkatërroi 79 për qind të xhamive dhe 3 kisha

Muhamet Ramadani

Borrell shton presionin para takimit Kurti – Vuçiq: Sytë e BE-së janë te Ohri

Muhamet Ramadani

Aktakuzë kundër 13 personave për shpëlarje të parave, armëmbajtje pa leje e organizim të lojërave të fatit

admin