RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump: Lufta me Iranin mund të përfundojë shumë shpejt, ndoshta pas zgjedhjeve

trump:-lufta-me-iranin-mund-te-perfundoje-shume-shpejt,-ndoshta-pas-zgjedhjeve

Presidenti amerikan Donald Trump tha se lufta me Iranin mund të përfundojë shumë shpejt, duke shtuar se kjo mund të ndodhë “ndoshta menjëherë pas zgjedhjeve”.

Duke folur në një tubim në Mobile të Alabamës, Trump tha se nuk e di me kë mund të negociojë SHBA-ja në Teheran dhe përsëriti se Irani nuk duhet të ketë kurrë armë bërthamore.

Trump deklaroi gjithashtu se Irani ka humbur një pjesë të madhe të kapaciteteve ushtarake, duke përmendur marinën, forcat ajrore, radarët dhe sistemet kundërajrore.

Ai tha se ekonomia iraniane është në gjendje shumë të rëndë dhe pretendoi se inflacioni ka arritur rreth 310 për qind.

Trump përmendi edhe bllokadën ndaj Iranit, të cilën e quajti “mur çeliku”, ndërsa tha se pas përfundimit të luftës çmimet e naftës do të bien ndjeshëm.

Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu se SHBA-ja së shpejti do të fillojë të rimbushë rezervat e saj strategjike të naftës, pa dhënë detaje të mëtejshme. /mesazhi

Related posts

Koalicionin i majtë në “ngërç”, dështojnë bisedimet për kryeministrin e ri në Francë

admin

Ministri izraelit i ekstremit të djathtë kërcënon me vazhdimin e bastisjeve në Al-Aksa

admin

Temperaturat ekstreme prekën 190 milionë njerëz në SHBA

admin