RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Temperaturat ekstreme prekën 190 milionë njerëz në SHBA

temperaturat-ekstreme-preken-190-milione-njerez-ne-shba

Vala ekstreme e të nxehtit, e cila prej javësh ka përfshirë rajonet jugore të SHBA-së dhe së fundmi është përhapur edhe në shtetet veriore, ka prekur 190 milionë njerëz, transmeton Anadolu.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar “mot jashtëzakonisht të nxehtë” në qytetet verilindore të vendit, veçanërisht në Boston, New York dhe Washington DC.

Nxehtësia dhe lagështia kanë prekur 190 milionë njerëz në gjithë vendin, duke përbërë rrezik për shëndetin publik, tha Shërbimi i Motit.

Zyra e Shërbimit Kombëtar Meteorologjik në New York tha se moti jashtëzakonisht i nxehtë pritet të zgjasë dy ditë dhe temperatura e ajrit në disa vende do të arrijë deri në 39 gradë Celsius, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin jashtë pa nevojë dhe të përdorin kondicionerë.

Në rajonet në Washington DC dhe Baltimore, u paralajmërua se temperatura mund të rritet në 43,3 gradë Celsius.

Publikut iu kërkua të marrë masat e nevojshme.

Qyteti i Phoenixit në Arizona ka thyer rekordin me një temperaturë prej të paktën 43 gradë Celsius pa ndërprerje për 28 ditë, ndërsa në Miami, Florida, temperatura ka qëndruar në rreth 38 gradë Celsius për 46 ditë dhe në El Paso, Texas, për 42 ditë.

Ndryshe, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka deklaruar se korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në historinë njerëzore.

Related posts

Nga sot polica kufitare do të jetë falas

RTI

18 trupa të djegur gjenden në një pyll në Greqi, besohet të jenë emigrantë

rezart morina

Raporti i DASH-it për frikësimin dhe ushtrimin e presionit nga Lista Serbe ndaj serbëve në veri

RTI