RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Jo në emrin tim” thërret protestë në ora 12:00

“jo-ne-emrin-tim”-therret-proteste-ne-ora-12:00

Platforma “Jo në emrin tim” ka thirrur protestë sot në orën 12:00 me kërkesën për miratim në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Specialen.

Protesta do të mbahet në sheshin “Skenderbeu”.

Ndërkohë që nga ora 9:00 Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka thirrur një protestë tjetër.

Mbrëmë protesta u shoqëruar me tensione, pasi Policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve pas hedhjes së mjeteve piroteknike në drejtim të Qeverisë dhe Kuvendit.

Poashtu policia përdori edhe topa uji për largimin e protestuesve nga sheshi, të cilët kishin bllokuar hyrjet e Kuvendit dhe nuk lejonin deputetët të dilnin nga objekti i Kuvendit.

Policia ka bërë të ditur se tensioneve të mbrëmshme janë shoqëruar në polici tre protestues, ndërsa 6 policë kanë pësuar lëndime.

Ndërsa, sipas emergjencës së QKUK-së, 12 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore mbrëmë sipasojë e lëndimeve gjatë protestës.

Related posts

Vuçiç shkarkon kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi: Regjimi serb dhe antishqiptar po vazhdon traditën e Millosheviç

admin

Hamasi liron grupin e dytë të pengjeve, nisen drejt pikës kufitare të Rafah

Muhamet Ramadani

Policia gjermane largon protestuesit pro-palestinezë nga Universiteti i Berlinit, pezullohen leksionet në disa fakultete

admin