RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut uron homologen e re kosovare: Pres të punojmë ngushtë për forcimin e marrëdhënieve

presidentja-e-maqedonise-se-veriut-uron-homologen-e-re-kosovare:-pres-te-punojme-ngushte-per-forcimin-e-marredhenieve

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj presidente e Kosovës, transmeton Anadolu.

“Urime të sinqerta për Prof. Dr. Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj presidente e Republikës së Kosovës. Si profesorë kolegë, pres me padurim të punoj ngushtë me të për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe, promovimin e stabilitetit rajonal dhe avancimin e së ardhmes sonë të përbashkët evropiane”, ka shkruar Siljanovska-Davkova në një postim në platformën sociale amerikane X.

Ajo i ka uruar Shiroka-Pulës sukses të plotë gjatë mandatit të saj.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Republikës së Kosovës mbrëmë me 81 vota në Kuvendin e Kosovës, pas së cilës bëri betimin para deputetëve.

Related posts

Blinken mbërrin në Arabinë Saudite në kuadër të turneut rajonal për të kërkuar armëpushim në Gaza

Muhamet Ramadani

Erdoğan zotohet të “fshijë gjurmët” e tërmeteve të 6 shkurtit

admin

Rrufeja: 97 dele të shuara në çast

Hevzi