RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Erdoğan zotohet të “fshijë gjurmët” e tërmeteve të 6 shkurtit

erdogan-zotohet-te-“fshije-gjurmet”-e-termeteve-te-6-shkurtit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, premtoi se do të shërojë plagët e viktimave të tërmeteve të fuqishme që goditën rajonin jugor të vendit muajin e kaluar shkaktuan vdekjen e më shumë se 50.000 personave, raporton Anadolu.

“Së bashku do të fshijmë gjurmët e kësaj fatkeqësie”, tha Erdoğan në një ceremoni të hedhjes së gurthemelit në provincën Hatay të goditur nga tërmeti.

Më 6 shkurt, dy tërmete me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën 11 provinca turke, duke prekur më shumë se 13,5 milionë njerëz në Turqi, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.

“Ne nuk do të largohemi (rajoni i goditur nga tërmeti) derisa të gjitha plagët të shërohen dhe gjithçka që është shkatërruar të rindërtohet më mirë”, shtoi ai.

Turqia planifikon të ndërtojë ndërtesa të mjaftueshme brenda një viti për të përmbushur nevojat e viktimave të tërmetit, tha Erdoğan, duke shtuar se 319.000 shtëpi do të ndërtohen në vitin e parë dhe 650.000 shtëpi do të ndërtohen gjithsej.

Related posts

Hamasi: Mosveprimi i komunitetit ndërkombëtar i jep dritë të gjelbër Izraelit për të kryer më shumë krime

RTI

Radoiçiq: Nuk lejojmë që veriu të udhëhiqet nga ata që fituan 1-2% të votave

rezart morina

Zyrtari i Këshillit të Evropës i shqetësuar për rritjen e racizmit kundër muslimanëve në Evropë

admin