RTV AHIRETI
Artikuj

Mësimet e fesë janë si noti!

mesimet-e-fese-jane-si-noti!

Nuk mund ta kuptoni kurr notin vetëm duke lexuar për notin ose duke mësuar përmendësh rregullat e notit!!!

Duhet të shkosh në ujë dhe të provosh notin, të lodhesh, të stërvitesh dhe të punosh shumë…derisa të kesh sukses në not dhe të notosh.

Po kështu është besimi, nuk mund të njihet vetem me informacione, thënie, aforizmat që mësohen përmendësh pa patur përkushtim në adhurime, lutje, dhiker ndaj Zotit dhe pa lexuar ajetet e Zotit në gjithësi dhe në Kuranin Famëlartë.

Ngritja e zërit duke përsëritur thëniet, aforizmave dhe analizat e ekspertëve nuk e bëjnë shpirtin tuaj më transparent ose më të aftë për të komunikuar me Krijuesin e tij, as më të përkushtuar në namaz!

Duhet të merren të gjitha këto rregulla, këshilla dhe ligje dhe të punohet për t’i zbatuar ato, në radhë të parë me vetën, me Zotin, në mënyrë që të shijohet ëmbëlsia e besimit

Ka dallim mes atij që shijon ëmbëlsinë e besimit dhe atij që mban leksione dhe përsërit rregullat e besimit( akides) pa e shijuar atë.

Nga: Halil Avdulli

Related posts

Dita Botërore e Hixhabit

rezart morina

Samiti i Procesit të Berlinit – si u arrit të nënshkruhen tri marrëveshjet nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor?

admin

Çfarë pritet sot nga Samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor?

admin