RTV AHIRETI
Kuzhinë

Si t’i gatuani këto pitalka shumë të shijshme për iftar?

si-t’i-gatuani-keto-pitalka-shume-te-shijshme-per-iftar?

Më poshtë, do t’ua përcjellim recetën se si mund t’i gatuani shpejt e thjesht pitalkat më të shijshme se kudo tjetër.

Përbërësit:

1L ujë të vakët
1 Lugë kripë
1 lugë Maja
1.5 kg miell.

Udhëzimet:

Në një gotë ujë të vakët vendosni majën, një lugë të vogël sheqet dhe lerëni derisa maja të fermentohet, shkruan lajmi.net.

Më pas, në ujin e mbetur të vakët e vendosni kripën, shtoni majën e fermentuar, miellin, gradualisht derisa të bëhet një masë brumi që nuk ngjitet në duar (kur nuk ceket sasia e miellit, miell shtojmë duke përzier vazhdimisht me lugë derisa brumi të mos ngjitet për lugë, pra atëherë sasia e miellit është e mjaftueshme).

Brumi rrumbullaksohet, mbulohet dhe lihet në një vend të ngrohtë për 35-40 minuta, derisa të dyfishohet vëllimi. Pasi brumi të jetë dyfishuar, vendosni në tavolinë të përmiellur, ndajeni në toptha dhe vendosni në tavolinë anash mbi mbulesën.

Pasi të fryhen topthat e brumit, lyeni me të verdhe të verzës dhe shtoni fara susami.

Pjekni në 200 gradë për 20 minuta. /Lajmi.net/ 

The post Si t’i gatuani këto pitalka shumë të shijshme për iftar? appeared first on Lajmi.net.

Related posts

Kjo është receta më e mirë për të bërë mish me lakër – shije perfekte për dimër

admin

Supë me thjerrëza: E shijshme, kremoze dhe shumë e shëndetshme

admin

Makarona të pjekur me mish të bluar

rezart morina