RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan dhe Guterres diskutojnë mënyrat për t’i dhënë fund krizës së shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë

erdogan-dhe-guterres-diskutojne-menyrat-per-t’i-dhene-fund-krizes-se-shkaktuar-nga-lufta-rusi-ukraine

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, në një bisedë telefonike kanë diskutuar iniciativat që synojnë zgjidhjen e krizës së vazhdueshme të shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti turk i tha shefit të OKB-së se Turqia vazhdon me përpjekjet e përbashkëta për të siguruar eksportin e drithërave ukrainase përmes Detit të Zi, që do të ishte “efektiv në drejtim të shmangies së një krize globale ushqimore”.

Tonelata me drithëra ukrainase mbeten të mbyllura për shkak të konfliktit ushtarak, duke shkaktuar mungesa globale dhe rritje të çmimeve. Rusia, e cila akuzohet se përdor ushqimin si armë, thotë se sanksionet perëndimore janë fajtore për mungesën e ushqimit.

Erdoğan tha se ai vazhdon t’i nxisë homologët e tij që të ringjallin negociatat e paqes dhe përmes diplomacisë t’i japin fund luftës, që filloi në muajin shkurt. /aa

Related posts

Prof. Ekrem Maqedonci emërohet ushtrues detyre i drejtorit të ShML “Medreseja Alauddin” – Prishtinë

RTI

Varhelyi: BE-ja dëshiron të “ringjallë” lidhjet dypalëshe me Turqinë

Muhamet Ramadani

Etiopia akuzon Eritrenë për shkelje kufitare dhe mbështetje të grupeve të armatosura

admin