RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Palestina: Izraeli pengon zbatimin e rezolutës së KS-OKB-së për ndihmat në Gaza

palestina:-izraeli-pengon-zbatimin-e-rezolutes-se-ks-okb-se-per-ndihmat-ne-gaza

Palestina akuzoi qeverinë e Izraelit për pengesë në zbatimin e rezolutës numër 2720 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) lidhur me dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Palestinës thuhet se Izraeli e ka kthyer Rripin e Gazës “në varrezë masive për civilët”.

“Masakrat e Izraelit që rriten dita ditës në Rripin e Gazës dhe gjenocidi që ai zbaton ndaj civilëve palestinezë dënohen me shprehjet më të ashpra”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë, përshkallëzimi i tensioneve nga Izraeli në rajon cilësohet si “sfidë ndaj opinionit ndërkombëtar” dhe vihet në dukje se kjo tregohet qartë nga “Rritja e sulmeve të Izraelit ndaj të gjitha rajoneve nga veriu në jug në Rripin e Gazës, shkatërrimin e gjithë shesheve të vendbanimeve dhe shënjestrimin e komponentëve jetësor njerëzor në veri të Rripit të Gazës”.

Po ashtu nënvizohet se qeveria izraelite me politikën që ndjek, përpiqet të pengojë zbatimin e rezolutës numër 2720 të KS-OKB-së.

Pasi bëhet thirrje për intensifikimin e përpjekjeve ndërkombëtare për përfundimin e luftës në Rripin e Gazës dhe për marrjen e një vendimi në KS-OKB për sigurimin e armëpushimit të menjëhershëm, në deklaratë paralajmërohet se është vetëm çështje kohe që Izraeli ta kthejë të gjithë Rripin e Gazës në një varr masiv jo vetëm për të vdekurit por edhe për të gjallët.

– Rezoluta në KS-OKB për ndihmat në Gaza

Rezoluta në KS-OKB e cila kërkon “hapa urgjentë” për qasje të pandërprerë dhe të sigurt të ndihmave humanitare të zgjeruara në Gaza u miratua më 22 dhjetor.

Rezoluta u miratua me votën “pro” të 15 anëtarëve në KS-OKB ndërsa në votim SHBA-ja dhe Rusia abstenuan.

Para votimit, SHBA-ja vendosi veto ndaj propozimit të Rusisë për ndryshim në të cilin kërkonte ndalimin e menjëhershëm të konfliktit për të siguruar qasje të pandërprerë dhe të sigurt të ndihmave humanitare në Gaza.

Ministria e Jashtme palestineze, këtë vendim e vlerësoi si “një hap të ndërmarrë në rrugën drejt përfundimit të sulmeve në Gaza, edhe pse i vonuar”.

Related posts

Përmbytjet në Libi, mbi 5 mijë të vdekur, Begaj: Lutemi për popullin libian në këtë kohë të vështirë

rezart morina

Presidentes i zbret afro 1000 € rroga

rezart morina

Mehaj, përpara udhëheqësve të NATO-s: FSK është duke e rritur profesionalizmin

admin