RTV AHIRETI
Shëndetësi

Këto janë disa nga arsyet pse duhet të konsumoni qershi

keto-jane-disa-nga-arsyet-pse-duhet-te-konsumoni-qershi

Eliminojnë pagjumësinë

Nëse keni probleme me gjumin ose jeni duke marrë suplemente melatonina para gjumit, sepse vuani nga pagjumësia, duhet të përfshini patjetër qershitë në dietën tuaj. Ato përmbajnë melatonin dhe për këtë arsye promovojnë natyrshëm gjumë të shëndetshëm dhe cilësor, sipas The Economic Times.

Ulin kolesterolin

Hulumtimet kanë treguar se qershitë, dhe veçanërisht lëngjet dhe pijet e bëra prej tyre, kanë një efekt të dobishëm në uljen e kolesterolit LDL, i cili është kryesisht përgjegjës për rrezikun më të lartë të sulmit në zemër.

Lëngu i qershisë mund të jetë i dobishëm edhe për pastrimin e mëlçisë së yndyrshme, sepse ul trigliceridet.

Rregullojnë presionin e gjakut dhe parandalojnë diabetin

Qershitë ndihmojnë në rregullimin e presionit sistolik dhe diastolik të gjakut dhe në këtë mënyrë stabilizojnë hipertensionin.
Për shkak të aciditetit, qershitë kanë edhe një indeks të ulët glicemik, që do të thotë se parandalon diabetin. Përveç kësaj, qershitë janë një burim i shkëlqyer i karbohidrateve për ata që tashmë kanë diabet të tipit II.

Lehtësojnë simptomat e artritit dhe përdhes

Qershitë kanë veti antiinflamatore dhe mund të lehtësojnë dhimbjet, dhe janë gjithashtu të mira për pacientët me osteoporozë, sepse ofrojnë mbrojtje kundër konsumimit të qelizave. Megjithatë, ajo që është edhe më e rëndësishme është fakti se kjo frutë lehtëson dhimbjet që shfaqen si pasojë e artritit dhe kapsllëkut.

Përmirësojnë humorin

Studimet kanë treguar se qershitë, veçanërisht ato të ëmbla, përmirësojnë humorin pasi që ulin nivelin e kortizolit – një hormon stresi.

Related posts

Çrregullimet e tiroides: Simptomat dhe 5 mënyra efektive për ta parandaluar atë

rezart morina

A e dëmton shëndetin kafja pasdite?

admin

Çfarë i ndodh trupit nëse pini lëng domateje për 60 ditë

admin