RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Roja bregdetare turke shpëton 122 emigrantë në detin Egje

roja-bregdetare-turke-shpeton-122-emigrante-ne-detin-egje

Roja bregdetare e Turqisë ka shpëtuar 122 emigrantë të parregullt në brigjet e Marmara dhe Datça, afër qytetit të Mugla, pasi gomonet e tyre hynë në ujërat turke të Egjeut.

Agjencia shtetërore turke Anadolu tha se emigrantët ishin detyruar ta bënin këtë nga roja bregdetare e Greqisë.

Komanda e rojës bregdetare njoftoi se morën një lajmërim se një grup emigrantësh të parregullt ndodheshin në gomone pranë bregut dhe menjëherë dërguan njësitet në atë zonë.

Pranë bregut të Datça, 94 migrantë u shpëtuan dhe u nxorën në breg, pas së cilës u dërguan në shërbimet provinciale të emigracionit.

Përveç kësaj, 28 emigrantë të parregullt u shpëtuan në brigjet e Marmarasë.

Turqia është një nga rrugët kryesore për emigrantët dhe azilkërkuesit që duan të kalojnë në Evropë, veçanërisht pas luftës në Siri që filloi që prej vitit 2011.

Related posts

Kurti ia përmend Goffus rrëmbimin e policëve, sulmin e serbëve ndaj KFOR-it, dhe kontrabandën me armë në veri

rezart morina

DEASH merr përsipër shpërthimin para selisë së Ministrisë së Jashtme të Afganistanit

admin

Turqi, 198 orë pas tërmetit shpëtohen nga rrënojat dy vëllezër

admin