RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Altun: Populli turk nuk beson më në premtimet evropiane

altun:-populli-turk-nuk-beson-me-ne-premtimet-evropiane

Populli turk nuk beson më në premtimet evropiane pasi dështoi në përmbushjen e detyrimeve të saj në lidhje me përpjekjet e Ankarasë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, çështjen e Qipros, kundër terrorizmit, migracionin ilegal, tha shefi i Zyrës për Komunikime në Presidencën e Turqisë, Fahrettin Altun, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Më duhet të them me keqardhje se populli turk nuk u beson më fjalëve të evropianëve. Këto premtime nuk janë përmbushur dhe për këtë arsye nuk presim më fjalë, por vepra”, nënvizoi Altun në një intervistë për gazetën suedeze “Svenska Dagbladet”.

Ai vuri në dukje faktin se Turqia ka qenë prej kohësh e shqetësuar nga prania e grupeve terroriste PKK dhe FETO në Suedi.

“Drita e gjelbër për hyrjen e Suedisë në NATO do të thotë se ne jemi të përkushtuar të mbrojmë popullin suedez në rast të një sulmi sipas nenit 5. Nëse duam të marrim një përgjegjësi të tillë për Suedinë, duhet të jemi të bindur se qytetarët e Turqisë nuk do të sulmohen me paratë e mbledhura në Suedi”, shtoi Altun.

Ai theksoi se Turqia duhet të sigurojë që armët suedeze të mos dalin nga strehimoret e terroristëve në Irak apo Siri.

Pasi Suedia aplikoi për anëtarësim në NATO, u bë evidente se organizata terroriste PKK ishte e fuqishme në Suedi dhe se anëtarët e saj po shantazhonin qeverinë suedeze.

Për Altun, pyetja kryesore është nëse anëtarësimi i Suedisë në NATO do të dëmtojë luftën kundër terrorizmit.

“Ne duhet të jemi të sigurt që Suedia mbështet vlerat e aleancës dhe sigurinë e aleatëve të saj të ardhshëm. Prioriteti ynë është të mbrojmë qytetarët tanë, sepse ua kemi thënë këtë zyrtarëve suedezë që në fillim”, tha Altun në një intervistë.

Ai theksoi se Turqia tradicionalisht mbështet politikën e dyerve të hapura të NATO-s.

“Edhe kur Greqia bllokonte anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut për 11 vjet, ne ishim pro zgjerimit. PKK, të cilën Bashkimi Evropian e konsideron organizatë terroriste, ka 40 vjet që vret shtetas turq. Këto sulme nuk kishin për qëllim vetëm forcat e sigurisë. Ata vranë dhjetëra mijëra njerëz tanë. FETO, e cila u përpoq të bënte grusht shteti në Türkiye në 2016, ishte infiltruar në institucionet shtetërore ndër vite. Ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim për terrorizmin për të lumturuar askënd”, tha Altun.

Ligji kundër terrorizmit i Suedisë do të forcohet më 1 korrik dhe ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde e ka dënuar ashpër terrorizmin ditët e fundit.

Qeveria suedeze pak muaj më parë as nuk pranonte se kishte një problem, tha Altun, por shtoi se njohja e problemit nga ana e saj ishte, në fakt, një përparim pozitiv.

Related posts

24 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës

rezart morina

Papa Françesku dënon vr’asjet e fëmijëve në Ga’za në sulmet iz’raelite

admin

Analistja amerikane: Deklarata e Macron për Serbinë qesharake. Po përdor kartën e “miqësisë historike” për ta bindur Vuçiqin që të zgjohet

admin