RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive opozitare

lajcak-neser-ne-kosove,-takohet-me-kurtin-dhe-lideret-e-partive-opozitare

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak nga nesër deri më 29 qershor do të qëndroj për vizitë në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e BE-së në Prishtinë.

Në njoftim bëhet e ditur se Lajçak gjatë vizitës në Kosovë do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe liderët e partive kryesore opozitare.

“Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën nga 27 deri më 29 qershor. Gjatë vizitës së tij Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Në njoftim është bërë e ditur gjithashtu se gjatë qëndrimit në Kosovë, Lajçak planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës.

“Fjalimi për media i emisarit Lajçak është planifikuar për të mërkurën, 29 qershor. Detajet do të ndahen me përfaqësuesit e mediave të martën, më 28 qershor”, thuhet në njoftim.

Së fundmi vendet e Bashkimit Evropian kanë pranuar që të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, t’i zgjatet mandati edhe për 18 muaj.

Related posts

SHBA rrit nivelet e rrezikut të udhëtimit për disa vende mes përshkallëzimit të tensioneve me Iranin

Muhamet Ramadani

Gjashtë palestinezë të vrarë, përfshirë një fëmijë, në sulmin izraelit me dron në një kafene në Gaza

Irfan Jahiu

Bideni e drejton gishtin kah Putini për vdekjen e Prigozhinit

Muhamet Ramadani