RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kadetët e FSK-së bëjnë stërvitje krah ushtarëve të NATO-s

kadetet-e-fsk-se-bejne-stervitje-krah-ushtareve-te-nato-s

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka ndarë foto të kadetëve të FSK-së, në rrjetin social Facebook duke kryer stërvitje përkrahë ushtarëve të NATO-s.

Mehaj bëri të ditur se këto stërvitje po kryhen në kuadër të kampit veror “Kampi Veror 2022” i cili po mbahet në shtetin fqinj të Maqedonisë Veriore.

Ai tutje ka shkruar se kjo është një mundësi e shkëlqyer që kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, t’i rrisin shkathtësitë e tyre.

“Kadetët tanë përkrah kadetëve të vendeve të ushtrive të NATO-s në Stërvitjen “Kampi Veror 2022”, i cili po mbahet në Maqedoninë Veriore. Kjo është një mundësi e shkëlqyer që kadetët tanë, njohuritë dhe shkathtësitë e tyre profesionale t’i zbatojnë në ndërveprueshmëri dhe shpirt ekipor mes trupave shumëkombëshe”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Related posts

Trump urdhëron ushtrinë amerikane të ndalojë përkohësisht sulmet ndaj Iranit

admin

Abuzime me rezervat shtetërore, Gjykata e Prishtinës konfirmon akuzën për ish-ministren dhe 3 ish-zyrtarë

admin

Spanja po planifikon skemën e vizave të “nomadëve dixhitalë” për të tërhequr njerëzit që punojnë në distancë

admin