RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia thotë se ka marrë kontrollin e plotë në Severodonetsk në Ukrainën lindore

rusia-thote-se-ka-marre-kontrollin-e-plote-ne-severodonetsk-ne-ukrainen-lindore

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të shtunën se disa qytete dhe vendbanime në rajonin Luhansk të Ukrainës lindore kanë rënë nën kontrollin e plotë të forcave ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi Igor Konashenkov tha se forcat ruse dhe të mbështetura nga Rusia në rajon kanë fituar kontrollin e plotë në Severodonetsk dhe Borovskoye, si dhe vendbanimet Voronove dhe Sirotino.

Përpjekja e forcave ukrainase për ta kthyer fabrikën e azotit në një qendër rezistence u pengua nga ushtria ruse, tha Konashenkov.

“Me çlirimin e qyteteve Severodonetsk dhe Borovskoye, e gjithë zona e bregut të majtë të lumit Siverskyi Donets brenda kufijve të Republikës Popullore të Luhanskut ka rënë nën kontrollin e plotë të forcave ruse”, vuri në dukje ai.

Më shumë se 4.634 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, sipas OKB-së.

Mbi 14 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, duke përfshirë mbi 8 milionë që kanë ikur në vende të tjera, sipas shifrave të OKB-së. /aa

Related posts

Jordania rrëzon 8 raketa të lëshuara nga Irani

Irfan Jahiu

Dëmet nga vërshimet miliona euro, komunat s’kanë para për t’i mbuluar

admin

“Putini po vë bast për një luftë të re në Europë, Vuçiqi e ka kërcënuar hapur Kosovën, SHBA pret rrezik të lartë”

admin