RTV AHIRETI
Lajme

Vendet e G7-tës do të ndalojnë importin e arit rus

vendet-e-g7-tes-do-te-ndalojne-importin-e-arit-rus

Shtatë vendet më të pasura të botës do të shpallin ndalim të importeve të arit rus, tha sot presidenti amerikan Joe Biden, raporton Anadolu Agency (AA).

Udhëheqësit e shtatë vendeve më të pasura të botës (G7) do të mblidhen në Gjermani për bisedime mbi sanksionet shtesë kundër Rusisë dhe rindërtimin afatmesëm dhe afatgjatë të Ukrainës.

Duke konfirmuar raportimet e mëparshme për një ndalim të afërt, Biden tha: “Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur kosto të paprecedentë (presidentit rus Vladimir) Putin për t’i mohuar atij të ardhurat që i nevojiten për të financuar luftën e tij kundër Ukrainës”.

“Së bashku, G7 do të njoftojë se ne do të ndalojmë importin e arit rus, një eksport i madh që tubon dhjetëra miliarda dollarë për Rusinë”, shtoi ai.

Me 331 tonë të vlerësuara në vitin 2020, Rusia renditet e dyta për sa i përket prodhimit global të arit, që përbën 9 për qind të totalit botëror, sipas të dhënave të SP Global.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar konfirmoi gjithashtu sot se do të vendoset ndalim për importet e arit rus, duke thënë se eksportet e reja të arit rus nuk do të lejohen më të hyjnë në Britani, Kanada, SHBA dhe Japoni.

“Londra është një qendër e madhe tregtare globale e arit dhe sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar, të cilat do të jenë të parat e llojit të tyre që do të zbatohen kundër Rusisë kudo në botë, do të kenë ndikim të madh në aftësinë e Putinit për të mbledhur fonde”, tha qeveria në një deklaratë.

Sipas deklaratës së qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, ndalimi i importit të arit, i cili do të hyjë në fuqi së shpejti, do të zbatohet për arin e saponxjerrë ose të rafinuar.

Ndalesa nuk do të ndikojë në arin me origjinë ruse të eksportuar më parë nga Rusia.

Related posts

Protesta kundër Ne’tanyahut në Majdal Shams

admin

Rritje alarmante e sulmeve nga qentë endacakë, 112 raste të raportuara në pak kohë në Kosovë

admin

BE blen sasinë e vaksinave për tu përgatitur për pandeminë e ardhshme

admin