RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani takoi presidenten e Singaporit Yacob, flasin për intensifikimin e marrëdhënieve me këtë shtet të Azisë

osmani-takoi-presidenten-e-singaporit-yacob,-flasin-per-intensifikimin-e-marredhenieve-me-kete-shtet-te-azise

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës së punës në Singapor është pritur në takim nga Presidentja e Singaporit Halimah Yacob.

Pavarësisht distancës së largët gjeografike, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e interesuar për intensifikimin e marrëdhënieve me këtë shtet të Azisë Juglindore, sidomos duke e ditur potencialit e bashkëpunimit tregtar.

Në kontekst të thellimit të marrëdhënieve më këtë shtet, Presidentja Osmani ka potencuar se Singapori ka shënuar përparim të jashtëzakonshëm në teknologji si dhe në fushën e mbrojtjes, ndaj ka shfaqur gatishmërinë për bashkëpunim të fokusuar në këto fusha. Ky bashkëpunim sipas Presidentes Osmani duhet të shtrihet edhe në fusha të tjera, si ajo e arsimit, energjisë, e shumë fusha të tjera.

Presidentja poashtu prezentoi potencialin e Kosovës, si një mundësi për investime nga Singapori dhe në këtë kontekst përmendi, ndër të tjera popullsinë e re dhe dinamike, tregun e punës me kosto efektive dhe incentiva të shumta për investitorët e huaj. Në këtë takim mori pjesë edhe ministrja e Shtetit për Zhvillim dhe Politikë të Jashtme, znj. Sim Ann thuhet në komunikatën nga presidenca.

Related posts

Pesë të vdekur në Turqi pasi një autobus doli nga rruga

admin

Polonia nis planet për një referendum mbi çështjen e pranimit të emigrantëve

rezart morina

Lajçak takoi Listën Serbe, tregon çfarë biseduan

rezart morina