RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohen pesë persona në Viti, dyshohet se vodhën shumë të konsiderueshme parash nga një qendër tregtare

arrestohen-pese-persona-ne-viti,-dyshohet-se-vodhen-shume-te-konsiderueshme-parash-nga-nje-qender-tregtare

Policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar për ‘vjedhje të rëndë’ dhe ‘grabitje’ në qytetin e Vitisë.

Të njëjtin janë arrestuar po në Viti, kurse mosha e tyre është mes 19 dhe 23-vjeçar.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve hetimore disa mujore kanë arritur që sot me datën 27.11.2023 të lokalizojnë dhe arrestojë pesë (5) të dyshuar meshkuj, kosovar shqiptar G.S. (viti i lindjes 2004), M.M. (viti i lindjes 2000), Z.M. (viti i lindjes 2001), A.M. (viti i lindjes 2002) dhe M.B. (viti i lindjes 2001)”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të njëjtit dyshohet se kanë kryer një vjedhje në një qendër tregtare të Vitisë, më 5 tetor, me ç’rast kishin arritur të vidhnin shuma të konsiderueshme të parave të gatshme.

“Arrestimi i të dyshuarve është bërë si rezultat i kontrollit me leje të prokurorit të shtetit në gjashtë (6) lokacione të ndryshme në komunën e Vitisë. Me këtë rast është arritur të sigurohen prova se të njëjtit në bashkëveprim kanë qenë të përfshirë në një rast ‘’Vjedhje e rëndë’’ i ndodhur me datën 01.06.2023 dhe në një rast ‘’Grabitje’’ i ndodhur me datën 05.10.2023 në një qendër tregtare në qytetin e Vitisë. Të dyshuarit në këto raste kishin arritur që të vidhnin dhe grabisnin shuma të konsiderueshme të parave të gatshme”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Me vendimin e Prokurorit të Shtetit, ndaj pesë të dyshuarve është lëshuar masa e ndalimit për 48 orë.

Related posts

Kërcënimi nga Petkoviq, reagon presidentja Osmani: Në territorin e Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë

admin

Breshëri raketash të lëshuara drejt qyteteve izraelite

rezart morina

Vazhdojnë protestat në Izrael pas ndryshimeve në gjyqësor

rezart morina