RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Unioni Afrikan thirrje për hetim pas vdekjes së emigrantëve në Spanjë

unioni-afrikan-thirrje-per-hetim-pas-vdekjes-se-emigranteve-ne-spanje

Kryetari i Komisionit të Unionit Afrikan (AfB), Moussa Faki Mahamat bëri thirrje për hapjen e një hetimi lidhur me emigrantët e parregullt që humbën jetën teksa përpiqeshin të kalonin nga Maroku në Spanjë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mahamat në një postim nga llogaria e tij në Twitter vuri theksin se pamjet janë tronditëse dhe shqetësuese.

Në thirrjen e tij për fillimin e një hetimi menjëherë lidhur me vdekjet, Mahamat tha se të gjitha vendet duhet të përmbushin përgjegjësitë e tyre sipas ligjit dhe të respektojnë të drejtat e njeriut ndaj emigrantëve.

Ai theksoi se duhet të qëndrohet larg nga përdorimi i forcës ekstreme ndaj emigrantëve. “Jam i tronditur dhe i shqetësuar thellë përballë trajtimit poshtërues dhe dhunës me të cilën emigrantët afrikanë janë përballur teksa përpiqeshin të kalonin nga Maroku në Spanjë”, tha Mahamat.

– Pretendohet se 37 emigrantë humbën jetën

Në ngjarjen e shënuar mëngjesin e 24 qershorit në Melilla në kufirin Marok-Spanjë, rreth 1.500 emigrantë të parregullt nga ana e Marokut u dyndën në vijën kufitare në të cilën ndodhen tela me gjemba në një gjatësi prej rreth 10 metrash.

Policia e Marokut dhe autoritetet spanjolle, akuzuan emigrantët e parregullt për dyndje në mënyrë të organizuar në kufi si dhe sulm me gurë dhe acid kundër forcave të sigurisë.

Qeveria e Marokut njoftoi se kanë humbur jetën 18 emigrantë ndërsa janë plagosur mbi 100 persona të tjerë, përfshirë në mesin e tyre edhe policë marokenë.

Organizata e shoqërisë civile spanjolle “Caminando Fronteras” pretendon se në këtë ngjarje kanë humbur jetën 37 emigrantë.

Më tej u theksua se 133 nga emigrantët e parregullt kaluan në Melilla ndërsa u njoftua se të plagosur ka edhe në anën e Spanjës. /aa

Related posts

Nicolas Maduro fiton për herë të tretë zgjedhjet presidenciale në Venezuelë, opozita pretendon për manipulim të votave

admin

Sulmi terrorist në Banjskë, tre të akuzuarit deklarohen të pafajshëm

admin

Presidenti Erdoğan takohet me kryeministrin izraelit, Netanyahu në New York

rezart morina