RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Von der Leyen: Të mbështesim Ukrainën dhe të rrisim presionin ndaj Rusisë

von-der-leyen:-te-mbeshtesim-ukrainen-dhe-te-rrisim-presionin-ndaj-rusise

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se BE-ja duhet të vazhdojë të rrisë presionin ndaj Rusisë dhe të mbështesë Ukrainën.

“Ne duhet të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë dhe do të vazhdojmë, natyrisht, mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën”, tha ajo në një konferencë për shtyp me kryeministrin suedez Ulf Kristersson në Kiruna, Suedi.

Von der Leyen theksoi se Rusia kishte shkurtuar 80 për qind të furnizimeve të saj me gaz në BE që nga fillimi i luftës, por blloku e kishte kompensuar duke diversifikuar furnizuesit e tij.

“Puna e vështirë ka dhënë rezultat. Çmimet e gazit janë më të ulëta tani se përpara pushtimit të Rusisë”, nënvizoi ajo. /euronews

 

Related posts

Gjykata Kushtetuese e Belgjikës anulon dekretin që ndalonte financimin e organizatave islame në vend

Muhamet Ramadani

Gjenden dy kamera monitoruese të kamufuara në veri të Kosovës, policia: Përdoreshin nga institucionet serbe të sigurisë

admin

Agjencia e Aktivistëve për të Drejtat e Njeriut me seli në SHBA: 6.961 persona u vranë në protestat në Iran

Hevzi