Hulumtimet tregojnë se supa e pulës e bërë në shtëpi zhbllokon hundën më mirë se çdo lëng tjetër i nxehtë. Gjithashtu ka efekte anti-inflamatore që mund të lehtësojnë simptomat e ftohjes.
Limon
Për të shmangur ftohjen, armatoseni me vitaminë C. Nëse e konsumoni para simptomave të ftohjes, vitamina C do t’ju ndihmojë të ndiheni më mirë dhe të shëroheni më shpejt. Përveç limonit, mund të konsumoni portokall.
Antioksidues
Lakra jeshile, brokoli, boronicat, çaji jeshil, qepa e kuqe dhe boronicat, kanë veti antioksiduese që ndihmojnë në luftimin e ftohjes.
Spec djegës
Nuk do të shëroheni nga specat djegës, por mund të pastroni sinuset dhe të hapni rrugët e frymëmarrjes. Kapsaicina nga specat ndihmon në zhbllokimin e hundës, gjë që me siguri do t’ju gëzojë.
Xhenxhefil
Një filxhan çaj xhenxhefili të freskët shëron të ftohtin. Nuk duhet ta pini vetëm kur sëmureni. Konsumoni në mënyrë parandaluese për të bllokuar viruset.
Qumështi
Qumështi, akullorja dhe djathi kanë një reputacion të keq kur bëhet fjalë për ftohjet, sepse stimulojnë prodhimin e mukozës. Por akullorja mund të qetësojë dhimbjen e fytit, ndaj keni diçka për të shijuar ndërkohë që jeni të ftohur.
Hudhra
Shkencëtarët pohojnë se hudhra është jashtëzakonisht efektive kundër ftohjes. Më së miri është ta konsumoni të gjallë, por nëse nuk e duroni shijen e mprehtë, përzieni në kombinime të ndryshme dhe ngroheni pak.