RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Izraeli rrëzon tre dronë të dërguara nga Hezbollahu

izraeli-rrezon-tre-drone-te-derguara-nga-hezbollahu

Ushtria izraelite njoftoi se ka rrëzuar tre mjete ajrore pa pilot (UAV) të dërguara në zonën ekskluzive ekonomike pranë kufirit detar me Libanin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e ushtrisë izraelite thuhet se tre dronë të dërguar nga Libani drejt zonës ekskluzive ekonomike të Izraelit u shkatërruan nga avionët luftarakë dhe raketa det-ajër.

Në deklaratë thuhet se dronët i përkisnin Hezbollahut dhe synonin fushën e gazit Karish.

Nga ana tjetër, Hezbollahu në Liban njoftoi se kishte sulmuar objektivat izraelitë në fushën e diskutueshme të gazit në kufirin detar Karish me tre dronë.

Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme rreth sulmit.

Related posts

“Dëgjuam 4 ose 5 të shtëna”- Trump përshkruan momentet nga atentati i dështuar ndaj tij: Shërbimi Sekret më mori dhe më…

admin

Pezullohet mësimi në Universitetin e Kalifornisë pas përleshjeve mes grupeve protestuese

admin

Tragjedi në Itali! Moti i keq i merr jetën një gruaje dhe nipit të saj pesë muajsh, lumi del nga shtrati dhe u përmbyt banesën

admin