RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

Shkon në mbi 300 numri i rasteve të reja me coronavirus në Kosovë

shkon-ne-mbi-300-numri-i-rasteve-te-reja-me-coronavirus-ne-kosove

341 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar të mërkurën në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1.165 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë viktimë.

Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë shëruar 64 qytetarë.

Numri i rasteve aktive në nivel vendi është 1.521.

Në 24 orët e fundit MSh njofton se janë dhënë 78 doza të vaksinës anti-COVID.

Ndryshe, ministria ka paralajmëruar se do t’i mobilizojë kapacitetet spitalore dhe se do të bëjë gjurmimin dhe testimin e rasteve të reja pozitive me coronavirus, për shkak të rritjes së përqindjes së të infektuarve ditëve të fundit. /

Related posts

Dieta me kumbulla të thata: Për tri ditë, humben tre kilogramë

rezart morina

Dialogu Kosovë-Serbi, pa takim të përbashkët në Bruksel – çfarë tha Lajçak e Bislimi?

RTI

Vrasja e punëtorëve humanitarë, Guterres fajëson strategjinë e luftës së Izraelit në Gazë

admin